FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Mësohet edhe data e rifillimit të La Ligas

La Liga do të rinisë zyrtarisht më 11 qershor teksa sot ka ardhur lajmërimi nga presidenti i Ligës Spanjolle Profesionste, Javier Tebas. Fillimisht ishte parashikuar që të niste më 8 qershor, por tashmë është spostuar në datën 11, teksa është marrë edhe miratimi nga qeveria.

“Do të rifillojmë, me dëshirën e Zotit, me 11 qershor. Ka më shumë se 130 njerëz të La Liga që po punojnë në mënyrë që të luhet futboll, në kushte të reja, për sa i përket udhëtimit, organizmit dhe gjithçkaje tjetër. Ne jemi gati dhe dita më e rëndësishme do të jetë kur të mbarojë gara. Sezoni i ri do të rifillojë më 12 shator.

Duhet të vazhdojmë rrugën që kemi nisur dhe që na ka vendosur pak mbi Bundesliga dhe afër Premier League. Edhe pse rinisim kemi humbur 700 mln euro deri tani dhe imagjinoni sikur mos të vazhdonim. Besoj se në vitin 2021 do të rikthehemi në normalitet. Do të jetë shumë e rëndësishme të shohim se kush do të jenë aleatët tanë”, deklaroi Tebas, i cili konfirmoi se ndeshjet do të transmetohen falas në azilet e pleqve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?