ZYRTARE/ Orges Shehi largohet nga drejtimi i Tiranës
Orges Shehi nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu ka vendosur të shkarkojë teknikun, pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit. Humbjet ndaj Erzenit dhe Laçit kanë qenë vendimtare për fatin e strategut të njohur. Atmosfera në grup nuk është më ajo e duhura, ndaj edhe drejtuesit kanë ndërhyrë për të larguar Shehin.
Tekniku durrsak mori drejtimin e bardhebluve më 27 janar të vitit 2021 dhe vlen të theksohet se hyn në listën e trajnerëve më jetëgjatë në pankinën e Tiranës. Gjatë periudhës me Shehin në pankinë, bardheblutë fituan një titull kampion ne sezonin 2021-2022 dhe një Superkupë Shqipërie, në të njëjtin vit.
KOHA JONË SONDAZH

