FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Sebino Plaku prezantohet me ekipin e ri në Kosovë

Sebino Plaku luajti vetëm gjysmën e sezonit të fundit me Kamzën, pasi skuadra e tij u dënua për të zbritur dy kategori më poshtë. Bomberi i njohur në Shqipëri, ka vendosur që të largohet në kampionatin kosovar, teksa sot është prezantuar te Llapi.

34-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin kosovar, duke nënshkruar një kontratë 1-vjeçare.

Fotografia e K.F. Llapi

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i klubit të Llapit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Llapi ka arritur të sigurojë shërbimet e njërit ndër sulmuesit më të mirë dhe më me përvojë në Shqipëri, i cili ka edhe karrierë ndërkombëtare, Sebino Plaku do jetë risia e radhës në klubin tonë për edicionin e ri 2019/20. Sebino ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin.

Sebino Plaku, 34 vjeç, i lindur më 20.05.1985 në Tiranë. Pozita e tij që luan është qendërsulmues. Pozitat tjera ku mund të luaj Sebino janë edhe sulmues i dytë apo edhe sulmues i krahut të majtë. Ka një karrierë shumë të ndritshme.

Ai ka luajtur për shumë skuadra në Shqipëri dhe disa të tjera edhe jashtë vendit. Së pari Sebino ka luajtur për Partizanin e Shqipërisë. Ai ka pasur paraqitje shumë të mira tek Apolonia e Fierit ku ka realizuar 21 gola, tek Dinamo Tiranë(27 gola), Skënderbeu (13 gola), Kamza(13 gola) etj.

Fotografia e K.F. Llapi

Fotografia e K.F. Llapi

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?