ZYRTARE/ Shqipëria fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s pas fitores ndaj Çekisë
Pas Suksesit 3-0 përballë Çekisë (12 tetor) ka afruar kombëtaren kuqezi me Europianin Gjermani 2024. Tashmë nevojitet një pikë në dy sfidat e fundit përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe që skuadra e Sylvinhos të sigurojë matematikisht kualifikimin në Europianin e verës së ardhshme.
Kuqezinjtë triumfuan 2-0 edhe në miqësoren përballë Bullgarisë, e luajtur pesë ditë pas triumfit historik ndaj çekëve. Dy sukseset e muajit tetor kanë sjellë ngjitjen e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.
Kombëtarja renditet në vendin numër 59, 3 pozicione më sipër krahasuar me renditjen e muajit të kaluar. Synimet e radhës janë fitoret në Moldavi dhe me Ishujt Faroe në “Air Albania”. Shqipëria sfidon Moldavinë në transfertë në datën 17 nëntor (18:00), teksa tri ditë më vonë zbarkojnë Ishujt Faroe në Shqipëri.
Sipër kuqezinjve në renditjen e FIFA-s qëndrojnë Polonia (31) dhe Çekia (41). Ndërkohë që Ishujt Faroe dhe Moldavia mbajnë pozicionet numër 135 dhe 157.
KOHA JONË SONDAZH

