FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Tirana merr vendimin për trajnerin Ardian Mema

Ardian Mema do të vijojë të jetë trajner i Tiranës edhe sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë publik nga klubi bardheblu nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

49-vjeçari ka firmosur kontratë 1-vjeçare me bardheblutë, me opsion për të vijuar sërish në drejtimin e skuadrës. Pas konfirmimit të Memës, klubi ka nisur punën për të ndërtuar një skuadër dinjitoze në sezonin e ardhshëm, e cila të mund të luftojë për fitimin e titullit kampion.

Postimi i klubit të Tiranës

Swiss Digital Desktop Reklama

Ardian Mema rikonfirmohet në krye të skuadrës. Një vit kontrate me opsionin për të vijuar sërish në drejtimin bardheblu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi ka nisur punën për të bërë gati skuadrën e sezonit të ri dhe i pari është rikonfirmuar trajneri.

Mema prej muajit Tetor ka marrë drejtimin e Tiranës dhe tani e nis nga e para sërish me skuadrën e sezonit 2019-2020.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?