Home Magazine Stresi lajmër...

Stresi lajmërohet nga Londra: Mos spekuloni me Agron Shehajn, i vetmi kryetar i PD-së është…

9
0

I shpërngulur prej kohësh në Londër, reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi, nuk lë pas edhe zhvillimet politike në Shqipëri.

Në një video live në facebook, Stresi ka përgenjështruar lajmet në portale se ai ai mbështet publikisht në garën për kryetar të PD-së, Agron Shehaj.

Duke shprehur vlerësimin për të, Stresi thotë se i vetmi kryetar i PD-së është Lulzim Basha, duke shprehur bindjen se ai do të rikonfirmohet në 13 qershor.

“Sapo u zgjova, hap portalet dhe shoh. “Stresi përkrah Agron Shehaj.” Po shumë e vërtetë e kam përkrahur në fushatën para zgjedhjeve por kjo nuk do të thotë se unë e përkrah zotin Shehaj në zgjedhjet për kryetar.U them mediave ju lutem mos spekuloni. Kam shumë respekt për të, është një figurë e shquar për PD por ne nuk e përkrahim për zgjedhjet për kryetar të PD. I vetmi kryetar i PD që ne jemi pro dhe që do të zgjidhet dhe jemi shumë të bindur është Lulzim Basha. Ju lutem shumë mos spekuloni”, tha Stresi.

Të dielën e 13 qershorit, demokratët do të zgjedhin kryetarin e ri të PD-së mes Lulzim Bashës, Agron Shehaj, Edit Harxhit dhe Fatbardh Kadillit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit