Home Aktualitet Stuhi të fuqi...

Stuhi të fuqishme në Itali! Shkulen pemë, shkatërrohen shtëpi dhe automjete

1
0

Këto pamje të frikshme vinë nga veriu i Italisë në Lombardi, aty ku stuhia e fortë goditi shumë qytete gjatë natës me erë e breshër.

Sikurse duket nga pamjet që përcjellin mediat italiane, fasadat e çatitë e shumë shtëpive janë shkatërruar, ndërsa shumë pemë kanë rënë mbi automjete të parkuara.

Fatkeqësisht është shënuar edhe një viktimë në Brescia, një 16 vjeçar të cilin besohet se e ka zënë një pemë poshtë. Një tjetër grua ndërroi jetë mbrëmë në Lissone.

Në Monza, një familje u lëndua pasi makina në të cilën po udhëtonin u godit nga një pemë, të cilët ndodhen të shtruar në spital pasi njëri prej tyre ka marrë dëmtime në kokë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit