Home Bota Sulmi i bashk...

Sulmi i bashkëshortit me çekiç, Nancy Pelosi: Jemi të traumatizuar

54
0

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi thotë se ndihet e traumatizuar nga sulmi që iu bë bashkëshortit të saj dy ditë më parë në banesën e tyre.

Ajo tha se se familja ishte mirënjohëse për reagimin e shpejtë të zbatimit të ligjit si dhe për kujdesin mjekësor që po i kushtohet bashkëshortit të saj.

“Ai pësoi një frakturë të kafkës dhe lëndime në krahun e djathtë dhe duart dhe është në spital duke marrë trajtim dhe kujdes mjekësor”, tha Nancy Pelosi.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në shtëpinë e tyre në San Francisko. Në momentin e incidentit, Nancy nuk ishte në shtëpi. David DePape, 42 vjeç është personi që dyshohet se sulmoi bashkëshortin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Pelosi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit