Home Aktualitet Tabaku: Rama ...

Tabaku: Rama sot duhet të ishte me kokën ulur

56
0

Deklarata e Jorida Tabakut nga kryesia e Kuvendit

Ky proces është në favor të qytetarëve shqiptarë, jo vetëm nga fondet, por edhe nga standardet e rritura. Shpresoj shumë që politika shqiptare të kalojë mbi interesin e ditës, mbi sherrin politik të ditës, dhe ta bëjë një proces kombëtar që u takon gjithë shqiptarëve. Është koha të niset puna, gjithë administrata të ngrihet në këmbët dhe më e rëndësishme është që shqiptarë të përfitojnë sa më shumë.

Mua më vjen keq që kjo politika e vjetër, e shëmtuar ka shkuar deri në Bruksel. Ju premtoj diçka, në emrin tim aq sa fuqi dhe autoritet kam këtu në Këshillin Kombëtar të Integrimit por edhe në Komisionin e Integrimit, të që ka bërë kryeministri shqiptar në 8 vite të shkuara me qarkun e Fierit ose me procesin e integrimit, s’keni për ta parë kurrë nga PD. PD është parti e ngritur mbi aspiratat evropiane. Pak rëndësi ka që arritjet më të mëdhaja janë bërë në emër të procesit të integrimit, ashtu siç besoj edhe kryeministri e di, rolin e vetëm që është luajtur nga shtatorin e këtej e ka luajtur Këshilli Kombëtar i Integrimit, i përcaktuar me një ligj si në të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ku opozita ka rolin e saj dhe qeveria të sajin.

Duhet ta kalojmë këtë çështje, s’ka rëndësi kujt janë meritat. Ka shumë qejf të marrë meritat, kur në fakt sot duhet të ishte me kokën ulur, duhet t’i kërkojmë ndjesë gjithë shqiptarëve që 8 vite më vonë po e marrin ndërkohë që duhet ta kishim marrë në 2013. Si opozitë më intereson mbikëqyrja dhe kontrolli i shtuar që do ketë ky proces.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit