Home Aktualitet Takimi me Kur...

Takimi me Kurtin në prani të Merkel, Vuçiç: Nuk mund të hyjmë në BE pa zgjidhur çështjet me Kosovën

253
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se shteti i tij nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse nuk zgjidh çështjet me Kosovën.

“Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët (e BE-së) kanë të njëjtin oreks”, tha Vuçiç për gazetarët pas samitit në Bërdo mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Pa zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”, tha ai.

Në Brdo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Burime të afërta me takimin Kurti-Vuçiç konfirmuan për Radion Evropa e Lirë mbajtjen e këtij takimi. Ky takim u zhvillua në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Deri më tani, nuk ka detaje në lidhje me përmbajtjen e takimit.
Më herët gjatë të mërkurës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu konfirmoi takimin mes Kurtit dhe Vuçiçit.

​Ky takim u mbajt teksa në Brdo të Sllovenisë u zhvillua samiti mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit