Home Aktualitet Takoi Vuçiçin...

Takoi Vuçiçin dhe Kurtin në Paris, Borrell: Nuk duam tjetër luftë në tokën tonë

56
0

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell këtë të premte takoi në Paris, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Mesazhi që ai përçon, është ”nuk duhet të kemi një tjetër luftë në tokën europiane”.

Borrell dhe ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak, ofruan recetën për tejkalimin e tensioneve të fundit, të bazuar në respektimin e marrëveshjeve të firmosura në kuadër të dialogut.

”Serbët e Kosovës duhet të kthehen menjëherë në institucionet e Kosovës dhe të rifillojnë detyrat e tyre, dhe Kosova duhet t’i harmonizojë veprimet e saj për targat me marrëveshjet e kaluara të Dialogut dhe të nisë negociatat për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe pa vonesa të mëtejshme”,-tha Borrell.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit