Home Aktualitet Të rinjtë e F...

Të rinjtë e FRPD krah Berishës, Këlliçi: S’ka përçarje, por liri për të shprehur mendimin ndryshe

154
0

Në ”lojë” për çështjen mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, është futur edhe Forumi Rinor i PD-së, ku kryetari Belind Këlliçi e ka cilësuar akt demokratik kërkesën për referendum mbi vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

“Është vendim i një pjese të anëtarëve të kryesisë së FRPD-së, është një nismë e anëtarëve të kryesisë. Nuk ka patur një mbledhje të kryesisë për të diskutuar dhe debatuar për këtë vendim.

Kjo është një çështje e jona e brendshme, e cila do të marrë përgjigje statusore dhe do të marrë përgjigje zyrtare në ditët në vijim qoftë nga sekretari i përgjithshëm, qoftë nga kryetari i Këshillit Kombëtar. Forma më e mirë e një demokracie është mendimi ndryshe.

Instrumenti më i mirë në demokraci është mendimi ndryshe, ndaj unë sot jam krenar që themelet e PD-së janë shumë të forta sepse prodhojnë diskutim, prodhojnë debat, platforma të ndryshme brenda njëri-tjetrit, të gjitha këto në kuadër të mbrojtjes së PD-së”, është shprehur Këlliçi.

Për të në PD nuk ka përçarje, por liri për të shprehur mendimin ndryshe. “Absolutisht jo përçarje, sigurisht ka pakënaqësi dhe emocione të përfshira, padiskutim që po, do ju gënjeja nëse do ju thoja ndryshe, por kjo çështje duhet trajtuar me shumë maturi”.

Kryesia e Forumit Rinor të PD-së kërkon referendum brenda partisë për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar. 30 anëtarët e Kryesisë së FRPD-së, kërkojnë që të jetë anëtarësia e PD-së ajo që do të vendosë nëse Berisha duhet të largohet nga PD ose jo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit