Home Aktualitet Ngjarje e rën...

Ngjarje e rëndë në Lezhë, vritet oficeri i policisë Saimir Hoxha nga kultivues droge. Forcat speciale rrethojnë zonën

525
0

Një krim i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në zonën Ishull të Lezhës, ku është vrarë me armë zjarri një punonjës i policisë së shtetit.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit është vrarë oficeri i krimeve Saimir Hoxha. Ky i fundit ka qenë në krye të detyrës në momentin që është qëlluar me armë zjarri dhe është gjetur i pajetë në kanal.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ka ndodhur vrasja, ndërsa burime jozyrtare bëjnë me dije se mbi të kanë qëlluar kultivues të bimëvë narkotike.

Hoxha, 44 vjeç, ka qenë pjesë e një grupi kontrolli të policisë për parcela të dyshuara me lëndë narkotike në momentin që është qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë zbulohet autori i dyshuar i vrasjes së oficerit të Krimeve Saimir Hoxha në Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin Aldo Rama, 21 vjeç i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri efektivin në krye të detyrës, i cili ishte pjesë e grupit që po patrullonte zonën e Kune-Vain për kanabis.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit