Home Aktualitet Të shtëna me ...

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur në gjendje të rëndë

19
0

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Rrile të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit Rrile dhe një person ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri është A. Puka 54 vjeç dhe nuk dihet ende motivi i këtij atentati. Policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit