Home Aktualitet Tërmetet në B...

Tërmetet në Bulqizë dëmtuan edhe 10 pallate, përpos 117 banesave

49
0

Tërmetet e vazhdueshme në Bulqizë kanë lënë pasojë të shumta. 171 banesa, 10 pallate, 2 njësi administrative dhe një shkollë janë dëmet e deritanishme të raportuara në Bulqizë, pas tërmeteve të 29 tetorit.

Dëme të mëdha kanë pasur familjet në nevojë, ekonomia e të cilave nuk ka qenë e mjaftueshme për ta mirëmbajtur atë ndër vite.

Një problem i madh u është shkaktuar edhe banorëve që në tërmetin e 26 nëntorit 2019 nuk u kompensuan për shkak të dorëzimit vonë të dokumentacioneve si dhe ezaurimit të fondeve nga buxheti i bashkisë.

Dëme ka pasur edhe në banesat ne pallate. Teksa tërmetet e fundit rrezikojnë edhe më tepër qëndrimin e familjeve të cilat gjithsesi nuk kanë pranuar trajtimin me bonus qiraje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit