Home POLITIKE ”Terror...

”Terroristi nuklear Putin”, Berisha: Rama nuk ju lë të flisni kundër ”Open Balkan” se ka vëlla Vuçiçin

236
0

Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë i është kushtuar mbështetjes së Ukrainës, ndërsa të gjithë deputetët kanë vendosur fjongo me ngjyrat e flamurit blu dhe të verdhë.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha foli gjatë për këtë rezolutë dhe cilësoi presidetin rus Vladimir Putin si terrorist nuklear. Duke iu drejtuar gurpit parlamentar të PS, Berisha tha se Rama nuk i lejon që të flasin kundër ”Open Balkan”, sepse ka vëlla presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

”Diktatori i Kremlinit duhet trajtuar vetëm si i tillë. Rezoluta është shkruar si në ndonjë vend i qeverisur nga autokratë, jo një vend në zemër të Europës. Elementi në tablonë e këtyre zhvillimeve, ka qenë qëndresa heroike e ukrainasve. Rezoluta duhet të shprehë në terma më të qarta këtë dimension të ri të zhvillimit, këtë kontribut global të qëndresës së Ukrainës.

Rezoluta është deficitar edhe në aspektin tjetër. Cilido që njeh historinë e konitetit, ambiciet e Rusisë kanë qenë Adriatiku dhe Dardanelet. A mund të rrimë ne kaq të pa zë në një kohë kur ai agresion në Ukrainë, synon detin Adriatik. Rusia Adriatikun dhe Dardanelet, i ka jetike për të shkaktuar rrugët dhe për të dominuar në Mesdhe.

”Ballkani i Hapur”, një nismë që është në funksion të hegjemonizmit serb dhe influencës ruse në Rajon. Vladimir Putin është një kriminelvë vjen nga KGB, por po kaq kriminel është ALeksandër Vuçiç që ishte indoktrinar i gjenocidit në Kosovë dhe Bosnje dhe pritet që ai të jetë faktorë paqeje. Është gabim i madh shumë. Por Rama e ka si vëlla Vuçiç dhe nuk ju lejon të thoni një fjalë të vetme për ”Ballkanin e Hapur””.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit