Home Sporti Teuta merr fi...

Teuta merr fitoren e parë në kampionat, mund me përmbysje Egnatian

101
0

Teuta mori një fitoren e parë sezonale në kampionat, duke triumfuar 2-1 në “Arena Egnatia” përballë Egnatias vendase, duke siguruar suksesin e parë sezonal në kampionat.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa fraksioni i dytë i takimit ishte shumë i bukur. Të parët kaluan në avantazh vendasit me anë të Dzon Delarge në minutën e 64-t.

Teuta reagoi dhe barazoi sfidën 11 minuta përpara fundit. Blerim Kotobelli realizoi një eurogol. Gjuajtja fluturimthi e anësorit të majtë u ndal në rrjetën e portës së Egnatias. Teuta mori zemër dhe në minutën e shtatë shtesë realizoi edhe golin e fitores.

Qendërmbrojtësi Artan Jazxhi realizoi me kokë pas një goditje këndi, duke i dhuruar fitoren e parë teknikut Bledi Shkëmbi dhe skuadrës së tij.

Ekipi i Bledi Shkëmbit është ngjitur në kuotën e shtatë pikëve, duke u renditur përkohësisht në vend të parafundit, dy më pak se Egnatia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit