Home Sporti Tifozët e Bar...

Tifozët e Barcelonës të ekzaltuar për merkaton e verës

56
0

E ardhmja e Leo Messit vijon që të jetë në qendër të vëmendhes, mes rinovimit me PSG dhe rikthimit në Barcelonë. Pikërisht për këtë mundësi të fundit, trajneri i katalanasve, Xavi, ka shprehur mendimin e tij dhe ka bërë një bilanc të situatës.

“Deri më sot, ne nuk e dimë nëse Leo do të kthehet në Barcelonë. Është shumë herët për të folur për këtë. Interesi ynë i vetëm duhet të jetë titulli i La Liga-s. Ndërsa për merkaton, do të shohim në të ardhmen”.

Tifozët e duan, klubi nuk ëndërron asgjë tjetër. Kthimi në shtëpi te Barcelona do të ishte përfundimi i denjë i një karriere për një kampion të kalibrit të Leo Messit. Nga ana e tij, Xavi gjithashtu do të pajtohej me këtë perspektivë dhe ardhja e tij ndoshta do të vendoset gjatë një samiti të jashtëzakonshëm.

Pengesa më e madhe që pengon rikthimin e Leos te Barça lidhet me borxhet e klubit. Gjithsesi, takimi me drejtuesit e La Ligës do të zhvillohet dhe Messi do të diskutohet, duke mbajtur në ankth tifozët e shumtë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit