Home ShowBiz Tradhtitë e E...

Tradhtitë e Elvis Presley, ish-bashkëshortja: I bënin shumë oferta, e kam falur

47
0

Gruaja e të ndjerit Elvis Presley, e ka lavdëruar figurën e tij pavarësisht se këngëtari me famë botërore e kishte tradhtuar disa herë.

“Mundësi që të flinte me vajza të tjera ai kishte vazhdimisht. Sa herë të donte. Edhe kur shkonte nëpër turne, fanset e dinin se po shkonte në qytetin e tyre dhe i bënin oferta pa pushim. Por mos më keqkuptoni, asnjëherë s’kam reshtur së dashuri Elvisin, deri në ditët e sotme. Ai ishte një njëri i jashtëzakonshëm. Kishte zemër të madhe, por, fatkeqësisht ai ishte Elvis Presley, dhe çdo grua e çdo vajzë vraponte pas tij”, ka thënë Priscila Presley për revistën “People”.

Aktorja ishte vetëm 14 vjeç kur e takoi për herë të parë Elvisin në Gjermani. Priscila dhe Elvis Presley u martuan në vitin 1967.

Ata patën bashkë një vajzë dhe u divorcuan në vitin 1975, pas tetë vitesh martesë. Ata mbetën gjithsesi shokë të ngushtë, deri sa Elvis Presley ndërroi jetë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit