Home Aktualitet Tronditen ban...

Tronditen banorët në Elbasan, të fortët ”luftë” me breshëri plumbash

801
0

Skena e një ”lufte” armësh, këtë mbrëmje ishte në Elbasan. Një 30-vjeçar i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri.

”Për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë midis shtetasve E.M dhe A.B, shtetasi E.M, 38-vjeç ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A.B, 30-vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij”,-informon Policia e Shtetit.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit