Home Aktualitet ”Truri&...

”Truri” financiar i greqisë, arrestohet 52-vjeçari shqiptar që pastroi 250 mln euro të mafiozëve europianë

342
0

I cilësuar si “bankieri i nëndheshëm” dhe “truri” financiar i grupeve kriminale greke e mafiozëve europianë me bazë në Holandë, 52-vjeçari shqiptar është arrestuar në një operacion të policisë helene dhe Europolit.

Shqiptari u arrestua të mërkurën e kaluar, në Glyfada të Athinës dhe bëjnë me dije se ai “pastronte” miliona euro të “kokave të mëdha” të karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.

Me një jetë midis Greqisë dhe Holandës, nga shtëpitë dhe hotelet në periferinë jugore të Athinës apo ishujt e Egjeut, “Bankieri hije” ka pastruar sistematikisht në 10 muajt e fundit, 25 milionë euro për secilin prej tyre, pra 1 milionë euro në ditë.

Në total 250 milionë euro është shuma e parave që 52-vjeçari shqiptar ka pastruar duke përdorur mesazhe të koduara dhe aplikacione të kapitalit dhe është kreu i një organizate kriminale që është e specializuar në grumbullimin, transferimin dhe shpërndarjen e këtij kapitali kudo që mafias i nevojitej.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit