Home Sporti Tuchel e merr...

Tuchel e merr me “të mira” Guardiolën: Në çdo ndeshje përpiqem që të mësoj prej tij

126
0

Thomas Tuchel, trajner i Chelsea-t, ka folur në konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjes së radhës në kampionat që do ta vendosë përballë Manchester City-it. Strategu gjerman, i cilësuar si një nga më të mirët në botë për momentin, do të sfidojë një mjeshtër si Pep Guardiola.

“Në çdo ndeshje përpiqem që të mësoj prej të gjithëve. Kam shumë respekt për Guardiolën dhe për trajnerët e tjerë. Unë mësoj nga ai dhe strategët e tjerë. Mësoj dhe nga ndeshjet apo dhe nga futbollistët e mi.

Ata kanë një stol shumë të mirë dhe janë skuadra më e mirë për momenin në Angli. Situata është qe kemi diferencë në renditje sa i përket pikëve, por ne do të përpiqemi që ta ngushtojmë. Kemi një skuadër të fortë dhe do të përpiqemi që të japim më të mirën në fushë”. U shpreh strategu gjerman. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit