Home Sporti Tuchel sqaron...

Tuchel sqaron situatën e dëmtimeve, ja kur do të rikthehet Lukaku

54
0

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel ka sqaruar situatën e dëmtimeve te skuadra e tij. Në prag të duelit ndaj Newcastle, ai ka bërë një rezyme të gjendjes së infermierisë.

“Timo Werner dhe Lukaku janë ende jashtë. Pulisic është stërvitur, por është ende shpejtë që të luajë. Të gjithë të tjerët do të jenë, duke përjashtuar Kovacic, i cili do të duhet të qëndrojë jashtë edhe për disa javë jashtë për shkak të një problemi në tendinin e gjurit.

Kur do të rikthehet Lukaku? Ai, si dhe Werner do të jenë gati pas ndeshjeve të Kombëtareve në nëntor. Pulisic do të jetë gati që në ndeshjen ndaj Burnley-it”, theksoi strategu gjerman.

Bomberi belg mungoi për një problem fizik në dy ndeshje të Premier League dhe EFL CUP, kundër Norwich dhe Southampton. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit