Home Aktualitet Turisti nga S...

Turisti nga SHBA tenton të iki me gomone! Gjobitet me 50 mijë lekë nga Policia

186
0

Një shqiptar që jeton në Florida pushimet verore po i kalon në Shqipëri, por nuk respektoi urdhrat e forcave blu. Këtë e tregon më së miri veprimi i tij, pasi nuk iu bind punonjësve të policisë Kufitare në Sarandë, për kontrollin e dokumentacionit të gomones.

Pronari i identifikuar si M.M, 61 vjeç, do të vihet nën hetim në gjendje të lirë pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet. Për këtë arsye u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu bllokua mjeti lundrues për 30 ditë.

”Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. M., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit