Home Aktualitet U bllokuan te...

U bllokuan te “Syri i Ciklopit”, shpëtohen dy turistet gjermane

42
0

Dy turiste gjermane që u bllokuan mbrëmjen e kaluar në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, janë shpëtuar ditën e sotme.

Policia sqaron se dy turistet përkatësisht të moshave 28 vjeçe dhe 31 vjeçe, ishin bllokuar për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës.

Raportohet se ato ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se 2 turiste gjermane kishin mbetur të bllokuara në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 2 turisteve gjermane, 28 vjeçe dhe 31 vjeçe, të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore”,- thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit