Home Sporti U kap me 48 g...

U kap me 48 gota birre, tifozi në Holandë bëhet viral në rrjetet sociale

300
0

Një tifoz në Holandë është bërë viral në rrjetet sociale, pasi është kapur nga kamerat duke mbajtur plotë 48 gota birre. Fansi i Twente, Christiaan Roetgering, 23 vjeç, u kap duke mbajtur 5 kuti birre njëra mbi tjetrën, për të gëzuar miqtë e tij.

Tifozi ja doli që të dërgonte në destinacion të gjithë birrat, duke mos derdhur asnjë prej tyre. “Më duhet të ngjisja edhe disa shkallë, por gjithçka shkoi mirë.  Ky nuk është një rekord. Miku im Jochen ka arritur që të mbajë edhe 50 birra”, shtoi tifozi.

Tifozi 23-vjeçar shijoi dhe brohërimat e 30 mijë tifozëve që ishin të pranishëm në stadium dhe që e mbështetën. /R.Lika-Koha Jone/

Përkrahësi i FC Twente, Christiaan Roetgering, 23 vjeç, mbante pesë pirgje të plota birre në një lëvizje

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit