Home Kosova U mbyll pas s...

U mbyll pas sulmit të 24 shtatorit, hapet pika kufitare në Bërnjak

30
0

Mëngjesin e kësaj të mërkure është hapur pika kufitare Kosovë-Serbi në Bërnjak. Mësohet se ajo u hap sot rreth orës 08:00 dhe do të kryej funksionin e saj normalisht.

Pika e kalimit ishte mbyllur pas sulmit të 24 shtatorit, ku një grup personash sulmuan me armë punonjës të policisë së Kosovës.

Nga ky sulm humbi jetën efektivi kosovar Afrim Bunjaku, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri, ndërsa dy kolegë të tij mbetën të lënduar. Grupi terrorist u udhëhoq nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç.

Ky i fundit u arrestua ditën e djeshme nga policia serbe pasi disa ditë më parë pranoi se kishte qenë organizator dhe pjesëtarë i grupit që kreu sulmin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit