Home Sporti U përfol për ...

U përfol për Ancelottin dhe Mourinhon, por Brazili zgjedh një 61-vjeçar për trajner

52
0

Dorival Junior do të jetë trajneri i ri i Brazilit. Drejtuesit e CBF (Federata Braziliane e Futbollit) kishin zgjedhur Carlo Ancelottin si personin e duhur për të rikthyer skuadrën Seleçao te Kupa e Botës, por italiani rinovoi me Realin e Madridit.

Dëshirë kishte edhe për firmën me Jose Mourinhon, ndërkohë që zgjidhja ka ardhur brenda familjes. Me Brazilin që do të vijojë të drejtohet nga një trajner brazilian. 61-vjeçari mbante detyrën e teknikut të Sao Paulos, klub që njoftoi emërimin e tij si tekniku i ri i 5 herë kampionëve të botës. Duke e lënë të lirë të realizonte ëndrrën e jetës.

Dorival Junior është një trajner me një reputacion shumë të madh në Brazil, aty ka drejtuar disa nga skuadrat më të mira të vendit. Dorival Junior zëvendëson Fernando Diniz, i cili qëndronte në pankinën e Brazilit prej 5 korrikut të vitit të kaluar. Trajneri i ri, i njohur për faktin që luan me skemën 4-2-3-1, ka firmosur deri në 2026.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit