Home Aktualitet U vra në ditë...

U vra në ditën e Rinisë, nesër homazhe për 1 vjetorin e vdekjes së Klodian Rashës

63
0

Nesër është Dita e Rinisë, dhe po ashtu 1 vjetori i vdekjes së Klodian Rashës. Ndaj dhe do të zhvillohen homazhe përkujtimore për 25-vjeçarin i cili u vra në mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020, ku u qëllua me armë nga efketivi policisë Nevaldo Hajdaraj.

Qytetarët kanë njoftuar se të mërkurën në datë 8 dhjetor në orën 18:00 do mbahen homazhe përkujtimore për Klodian Rashën përballë institucionit të Ministrisë së Brendshme.

Pas vrasjes së të riut, u mbajtën protesta të shumta në çdo qytet. Në Tiranë pati shumë përplasje me forcat e policisë të cilat përdorën edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve.

Pas protestave të shumta, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit