Home Sporti UEFA hap shit...

UEFA hap shitjen e biletave për finalen e Conference League që do të luhet në Tiranë

172
0

UEFA ka njoftuar sot tifozët e futbollit në mbarë botën se është hapur procesi i shitjes së biletave të finales historike të Conference League, që do të luhet më 25 maj 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Të interesuarit mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com duke përdorur linkun përkatës www.uefa.com/tickets dhe të krijojnë paraprakisht një llogari, duke u regjistruar në faqe, teksa do të njoftohen nga UEFA në ditët në vazhdim për blerjen finale të biletës. UEFA synon që shitjet të nisin në fund të muajit prill.

Në llogarinë e tyre, tifozët e futbollit mund të tregojnë ekipin e tyre të preferuar, duke zgjedhur klubin që ata mbështesin në mënyrë që të mund t’u japin organizatorëve një ide mbi shpërndarjen e biletave në javët në vijim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit