Home Sporti United fiton ...

United fiton ndal Wolves, Chelsea ndalet ndaj Nottingham (VIDEO)

57
0

Manchester United ka arritur një fitore të pastër 2-0 ndaj Wolverhampton. “Djajtë e Kuq” u rikthyen te suksesi pas dy humbjesh radhazi. Antony Martial zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të ndërsa në pjesën e dytë, një gol i Garnachos në minutën e 94-të hipotekoi 3 pikët për ekipin e Ten Hag.

Chelsea nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në Stamford Brigde ndaj Nottingham Forest. Sulmuesi Awoniyi ndëshkoi vendasit në minutën e 13-të të pjesës së parë. Në të dytin, të besuarit e trajnerit Frank Lampard kishin një tjetër “marsh” dhe me Raheem Sterling që u shfaq në versionin e tij më të mirë.

Sulmuesi anësor realizoi dy gola në harkun e shtatë minutave (51 dhe 58) duke përmbysur rezultatin në favor të skuadrës së tij. Megjithatë, Nottingham nuk u dorëzua dhe luftoi për të dalë me pikë nga Londra teksa gjeti golin e barazimit në minutën e 62-të, sërish me anë të Awoniyit duke vulosur shifrat 2-2. Deri në fund, shifrat nuk ndryshuan me Chelsean që mban vendin e 11-të me 43 pikë. Në ndeshjet e tjera, Aston Villa mposhti në shtëpi Tottenham me rezultatin 2-1.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit