Home Aktualitet United merr f...

United merr fitoren e katërt radhazi, i shkakton disfatën e parë sezonale Arsenalit (VIDEO)

252
0

Manchester United vijon ecurinë perfekte në kampionat, duke marrë suksesin e katërt radhazi. Ekipi i Ten Hag mori një fitore të madhe 3-1 në shtëpi ndaj Arsenalit kryesues.

Djajtë e Kuq do të zhbllokonin rezultatin në minutën e 35-të, me blerjen e re Antony, i cili debutoi menjëherë me gol që në sfidën e parë si titullar. Arsenali do të kundërpërgjigjej vetëm në pjesën e dytë.

Bukayo Saka realizoi pas një përgjumje të mbrojtjes së topçinjve. Gëzimi i ekipit të Artetës zgjati vetëm 6 minuta pasi Marcus Rashford do të shënonte pas një kundërsulmi të shpejt duke shfrytëzuar një asist nga Fernandes.

Në minutën e 75-të, sulmuesi anglez do të shënonte dhe golin e sigurisë. United ngjitet në kuotën e 12 pikëve, 3 më pak se Arsenali kryesues. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit