Home Sporti Uzuni merr tr...

Uzuni merr trofeun “Pichichi”: Javë e mrekullueshme, fillimisht kualifikimi “Euro 2024” dhe tani ky vlerësim

267
0

Pasi festoi kualifikimin për në Europian me Shqipërinë, Myrto Uzuni është rikthyer në Sanjë në mënyrën më të mirë. Gazeta “Marca” i ka dhënë një çmim pasi u shpall golashënuesi më i mirë i La Liga 2 sezonin që kaloi.

Çmimi “Pichichi” i është dhënë Uzunit në distancë, në qytetin e Granadës, pasi ceremonia zhvillohej në Barcelonë, aty ku iu dorëzua i njëjti çmim, por për La Ligën, Lewandowski. Çmimi sulmuesit shqiptar iu dorëzua nga Emilio Kontreras, zëvendës drejtori i “Marca”-s. Pas marrjes së këtij vlerësimi, Uzuni u shpreh:

“I falënderoj të gjithë për çmimin duke filluar me tifozët, bordin, stafin stërvitor dhe të gjithë ekipin. Ka qenë një javë e mrekullueshme për mua, kualifikimi me Shqipërinë në “Euro 2024” dhe tani ky çmim. Përveç kësaj, kemi një finale ndaj Alavesh.

Është një ditë shumë e bukur për mua. Unë gjithmonë dua të përmirësohem në çdo sfidë. E rëndësishme është të ndihmoj ekipin tim të jetë aty ku duhet”, u shpreh Uzuni pas marrjes së çmimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit