Home Sporti PSG vijon dom...

PSG vijon dominimin në Francë, fiton zyrtarisht titullin e 12-të në Ligue 1

40
0

Paris Saint-Germain është zyrtarisht kampion i Francës. Parizienët festuan titullin e tretë radhazi dhe të 12 në histori. Pas humbjes 3-2 të Monaco-s në transfertën e Lyon-it, PSG-ja është matematikisht kampion i Ligue 1 për sezonin 2023-2024.

Titulli i parë për Luis Enrique-n në Francë, me spanjollin që u rikthye te një titull pas sezonit 2015-2016 kur triumfonte në La Liga me Barcelonën. Në 12 vite, prej 2012-ës, ky ishte titulli i dhjetë për Paris Saint-Germain që nuk ka triumfuar në vetëm dy sezone 2016-2017 (Monaco) dhe 2020-2021 (Lille).

Ky ishte trofeu i dytë sezonal për parizienët, pas Superkupës së fituar në fillim të këtij viti ndaj Toulouse, teksa PSG është në lojë edhe për dy trofe të tjerë, me finalen e Kupës ndaj Lyonit dhe Champions League.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit