Home Sporti Napoli dhe Ro...

Napoli dhe Roma spektakël me 4 gola, por ndajnë nga 1 pikë

21
0

Roma nuk arriti të përfitojë nga hapi fals i Bolognës dhe të afrohet më shumë me vendin e katërt, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 në transfertën ndaj Napolit.

Në “Diego Armando Maradona” u zhvillua një pjesë e parë e luftuar, por pa gola, të cilët erdhën me shumicë në 45-minutëshin e dytë. Paulo Dybala i dha avantazhin Romës, pasi ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Azmoun, por vetëm pesë minuta më vonë Napoli riktheu baraspeshën me anë të Oliverës.

Në të 84-ën Osimhen shënoi nga pika e bardhë për t’i dhënë avantazhin Napolit, por edhe këtë herë festa zgjati 5 minuta, pasi Tamy Abraham ishte në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë me kokë një top të devijuar në zonë, duke i dhënë barazimin Romës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit