Home Bota Vaksinat anti...

Vaksinat anti-covid, CDC tregon pse na mbrojnë nga varianti ”Delta”

11
0

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, thotë se teksa varianti ”Delta” vijon që të jetë dominues në pjesën më të madhe të botës, vaksinat shmangimin shtrimin në spital. Po ashtu CDC thekson se edhe pse personat e vaksinuar mund të bien në kontakt me variantet e Covid-19, vaksina ofron mbrojtje të fortë kundër sëmurjes së rëndë dhe vdekjes.

Disa të dhëna sugjerojnë se varianti Delta mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë sesa variantet tjera. Në dy studime të ndryshme nga Kanadaja dhe Skocia, pacientët e infektuar me variantin Delta, kanë pasur më shumë gjasa për hospitalizim, sesa pacientët e infektuar me variantin Alfa, apo variantin origjinal të koronavirusit.

Personat që nuk kanë marrë vaksina kanë shumë më shumë mundësi të bien në kontakt me virusin. Autoritetet besojnë se vaksinat janë duke luajtur rol kyç në parandalimin e virusit dhe zvogëlim të sëmurjes së rëndë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit