Home Aktualitet Varianti &#82...

Varianti ”Delta”/Fico: Kemi sinjale të pazakonta, i kemi çuar në laborator reference

28
0

Varianti ”Delta” i Covid-19, ose siç njihet ndryshe ai indian, në Shqipëri mund të jetë prezent pasi ka sinjale të pazakonta nga hetimet epidemiologjike. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, pranon se ka sinjale të pazakonta të pranisë së tij, ndaj dhe thotë që mostrat janë dërguar në laborator reference.

”Virusi nuk ka nevojë për pasaportë”, tha Fico, dhe me lehtësimin e masave dhe lëvizjen e lirshme të njerëzve përtej kufirit janë arsye që ky variant të hyjë në vendin tonë dhe për këtë apeloi që qytetarët të tregojnë kujdes me respektimin e masave dhe të shkojnë të bëjnë vaksinën, si i vetmi mjet mbrojtës.

”Në Shqipëri nuk kemi një rast të konfirmuar të variantit Delta por kemi disa sinjale të pazakonshme. Vetë virusi nuk ka nevojë për pasaportë dhe lëvizjet përtej kufirit mund ta bëjë atë të kalojë lehtësisht. Për shkak të këtyre sinjaleve të pazakonshme, kemi grumbulluar mostra për t’i dërguar në laboratorë reference.

Duhet të jemi të kujdesshëm si me masat dhe të bëjmë vaksinën si i vetmi shpëtim që kemi për të mbyllur këtë pandemi. Lehtësimi apo shtrëngimi i masave nuk merret thjeshtë se ka variant apo le të themi dakordësuar se kemi qarkullimin e një varianti, por shihet edhe numri i infeksioneve të shtuar dhe shtrimeve në spital. Pas shumë ditësh ne kemi shtim të rasteve të reja dhe shtrimeve spitalore.

Numrat janë një-shifror, por na lë të kuptojmë se vete lirim i masave dhe lëvizja e lirshme dhe fakti se kemi ulur vëmendjen ndaj pandemisë ka çuar në shtim të numrit të të infektuarve. Për sa kohë nuk kemi identifikim të variantit nga laboratori i referencës, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të zbatojmë masat dhe të bëjmë vaksinën”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit