Home Aktualitet Vatër zjarri ...

Vatër zjarri në Kepin e Rodonit, e vështirë ndërhyrja nga toka

66
0

Një vatër zjarri është shfaqur në kodrat pranë Kepit të Rodonit në Durrës, duke djegur sipërfaqe toke me bimësi të ulët dhe shkurre. Pranë vendit ku është shfaqur flakët nuk ka shtëpi banimi.

Për shkak të pozicionit gjeografik, pa rrugë automobilistike nuk është ndërhyrë me mjete zjarrfikëse, por vetëm me punonjës.

Sipas burimeve nga reparti zjarrfikës, situata po vihet nën kontroll dhe nuk ka rrezik përhapjeje. Ndërkohë një tjetër vatër zjarri është shfaqur në një pyll në Shetaj të Ishmit dhe po punohet për fikjen e flakëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit