Home Aktualitet Vdekja e 3-vj...

Vdekja e 3-vjeçarit, aktorja: Nipin e mbajtën 5 orë, por s’e denoncova klinikën

49
0

Brian Spahiu, vetëm 3-vjeç ka humbur jetën pas një ndërhyrje në dhëmbë në një klinikë private të mjekut stomatolog Roland Xhaxho. I njektimi i lartë i narkozës i preku mëlçinë. Ndërhyrja te dhëmbët zgjati rreth 9 orë sipas dëshmisë së familjarëve.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar aktorja Eliona Pitarka. Ajo u shpreh se ishte mirënjohëse që nipit të saj, i cili është kuruar në po të njëjtën klinikë nuk i ka ndodhur gjë, ndërsa theksoi se i vjen keq që nuk e ka denoncuar më parë sepse dhe në rastin e saj rikuperimi ka qenë problematik.

“Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3-vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin”,-u shpreh Pitarka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit