Home Bota Vdes njeriu m...

Vdes njeriu më i vjetër në botë. Përjetoi dy luftërat dhe Covid-in

169
0

Personi më i vjetër në botë, murgesha franceze Lucile Randon, ka vdekur në moshën 118-vjeçare.

Randon, e cila mori emrin Motra Andre kur u bë murgeshë në vitin 1944, pati të ashtuquajturën “vdekje të ëmbël”. Ajo vdiq në gjumë në shtëpinë e të moshuarve në Toulon, Francë.

E lindur në vitin 1904 në Francën jugore, jetoi dy luftëra botërore dhe në vitin 2021 u bë personi më i vjetër që u shërua nga Covid-19.

Në vitet e saj të mëvonshme, pavarësisht se ishte e verbër dhe në një karrige me rrota, Motra André kujdesej për të moshuarit e tjerë, disa prej të cilëve ishin shumë më të rinj se ajo.

Kur u pyet për sekretin e jetëgjatësisë së saj, ajo tha ‘Vetëm Zoti e di’.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit