Home Aktualitet Vendimi i Gjy...

Vendimi i Gjykatës për 30 Qershorin, Tedi Blushi: Nesër qëndrimi i Presidentit do bëhet publik

498
0

Zëdhënësi i Presidentit të Shqipërisë, Tedi Blushi ka bërë me dije se nesër kreu i shtetit Ilir Meta, do të mbajë një qëndrim zyrtar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që njeh zgjedhjet e 30 Qershorit.

”Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019”,-shkruan Blushi në facebook.

Nga ana tjetër janë 6 bashki që janë pa kryetar, por me të emëruar në këto poste.

Mesazhi i plotë nga Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi

Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019. Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit