Home KRYESORE Vendimi i Kat...

Vendimi i Katarit për Botërorin: Nuk ka pije, nuk ka puthje në publik, nuk lejohet mish derri dhe jo pornografi!

895
0

FIFA ndodhet para një vendimi ekstrem të autoritetëve të Katarit: Nuk ka pije, nuk ka puthje në publik, nuk lejohet mish derri dhe jo pornografi!

Për herë të parë në histori një Botëror zhvillohet në vendet arabike, në Katar. Ky nuk është një Botëror si gjithë të tjetër, përkundrazi është një Botëror unik në çdo aspak, duke nisur nga periudha në të cilën po zhvillohet, nëntor-dhjetor dhe deri tek mënyra e organizimit, si dhe gjërat që ndalohen.

Pa frikë, ky mund të konsiderohet si Botërori i ndalur, pasi shumë gjëra në Katar janë tabu, të ndalura me ligj.

Jo vetëm alkooli, në Katar ndalohen puthjet në vendet publike, marrëdhëniet seksuale jashtë martesore, homoseksualiteti, pornografia apo mishi i derrit. Pavarësisht këtyre kushteve që vendi organizator kërkon ti imponoje me çdo kusht, presidenti i FIFA, Gianni Infantino nuk e bënë dramë:

“Personalisht mendoj se tifozët mund të mbijetojnë 3 orë pa pirë alkool”, u shpreh Infantino, duke befasuar jo pak me deklaratën e tij, ku nuk i bën përshtypje as fakti që 6500 persona kanë vdekur gjatë ndërtimit të stadiumeve: “Sot ndihem katarian, sot ndihem arab, afrikan, sot ndihem gay, sot ndihem një punëtor migrator. Sigurisht nuk jam asnjë prej tyre, por di se çfarë do të thotë të jesh i diskriminuar, jam bullizuar që fëmijë. Për një gjë jam i sigurt u shpreh Infantino, ky do të jetë Botërori më i bukur që kemi parë ndonjë herë’- tha shefi i FIFA, duke dashur të zbusë rreptesinë e qeverisë së Katarit.

Kur fitoi të drejtën e Botërorit nuk iu vendos asnjë kusht nga FIFA, si këto që ka ndaluar vetëm dy ditë para Botërorit.

Në fakt ky do të jetë botërori që do të mbahet mend gjatë në futboll, pasi nuk besohet më se do të ketë shans ndonjë shtet arab apo në Lindjen e Mesme që të ketë fatin e një Botërori, pas kësaj që po provojnë në Katar.

Natyrisht Katari është një shtet modern, por këto që janë kënaqësi për Europën dhe Perëndimin janë nonsens që ti ndalojë e aq me tepër duke e vendosur para faktit të kryer FIFA-n pasi Botërori është duke filluar.

Ndërkohë në Katar ndodhen bandat më të sofistikuara dhe më të rrezikshme të Botës dhe nuk lejohet të esktradohen.

Ta shohim apo ta bojkojmë Botërorin e Katarit?!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit