Home Aktualitet Vendimi për 3...

Vendimi për 30 Qershorin, Presidenca: Gjykata Kushtetuese ka shkelur rëndë Ligjin dhe Kushtetutën

358
0

Presidenca doli në një konferencë zyrtare lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ku pjesë mori vetëm PS, pasi opozita bojkotoi. Ekspertët e Presidencës thanë se Gjykata Kushtetuese ka shkelur rëndë Ligjin dhe Kushtetutën. Po ashtu u tha se me këtë vendim të marrë, sërish nuk ka zgjidhje për zgjedhjet lokale. Bledar Dervishaj shtroi pyetjen se a mund të quhen zgjedhje të ligjshme nëse në garë është vetëm një kandidat, edhe se Gjykata u shpall jokompetente për të dhënë zgjidhje.

”Gjykata kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin për 30 Qershorin për interesa kundër popullit shqiptar. Gjykata Kushtetuese hoqi dorë nga funksioni i saj sublim dhe e shpalli veten jo kompetente. Për fat të keq, GJK me vendimmarrjen e saj faktikisht e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Nuk mori guximin të shpjegonte apo t’u kthejë përgjigje pyetjeve që u ngritën. Këto çështje Gjykata Kushtetuese i la për përgjigje. Është e qartë se me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk pati vullnet që ta zgjidhte këtë çështje. Ka cenuar rëndë procesin ligjor. Nuk kishte paqartësi dhe rrjedhimisht as edhe një pyetje që t’i adresohej Komisionit të Venecias”.

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë për të shpallur antikushtetuese zgjedhjet lokale të 2019, duke njohur si kushtetues zhvillimin e tyre. Pasi mori në shqyrtim edhe opinionin e Komisionit të Venecias, Gjykata rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive, të përfaqësuar nga Voltana Ademi, për kushtetutshmërinë e regjistrimit të Partisë Bindja Demokratike në zgjedhje.

Këshilltari Bledar Dervishaj nënvizoi edhe se Gjykata Kushtetuese ka shmangur pyetjet themelore duke anashkaluar trajtim me themel të çështjes duke e kaluar në juridiksionin politik.

“Tre pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e shqyrtimin por kërkonin të orientonin dhënien e një opinion për të legjitimuar vendimmarrjen për shpalljen e mungesës së kompetencës”.

Me këtë qëndrim, këshilltari la të kuptohet se Presidenti Ilir Meta nuk do të dekretoi një datë për zgjedhje të pjesshme lokale për 6 bashkitë që janë pa kryetar të zgjedhur. Këtë qëndrim zyrtar pritet ta shpallë vetë kreu i shtetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit