Home Aktualitet Veprimtaria e...

Veprimtaria e dyshimtë në kamp, zv.ministri i Brendshëm: Ja kushtet e shkelura nga MEK

20
0

Policia e Shtetit ka bërë publike pamjet e filmuara nga kamerat operacionale dhe dronë gjatë operacionit të 20 Qershorit në kampin e MEK. Dihet se ata u strehuan në Shqipëri bazuar mbi disa kushte, të cilave duhet t’u qëndrojnë. Të dhënat hetimore zbulojnë veprimtari që cënojnë këto kushte, duke ekspozuar Shqipërinë ndaj sulmeve terroriste.

“Kanë qenë kushte të pranuar prej tyre, që s’duhet të anagazhohen në veprimtari publike, politike. Duhet të jenë transparentë me qeverinë për financat dhe përdorimin e tyre. Nuk duhet të angazhohen në veprimtari për të zgjeruar anëtarëisnë e tyre, këto janë kryesorët që rezulton se nuk janë përmbushur prej tyre”, u shpreh Zv. Ministri Mahila.

“Të paktën nga hetimi që kemi bërë dhe nga dijeni ime nuk di të ketë një marrëveshje të mirëfilltë midis shtetit shqiptar dhe një shteti tjetër, di të them që ka pasur një negocim me UNCHR me qeverinë shqiptare, ku ajo merrte përsipër akomodimin, i vetmi dokument zyrtar kishte të bënte me marrje përsipër të të drejtave për të deklaruar që mos kryejnë veprimtari politke e penale”, tha ish-prokurori Beci.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit