Home Teknologji VIDEO/ Dërgon...

VIDEO/ Dërgoni foto në “HD” me anë të WhatsApp

72
0

CEO i kompanisë mëmë të WhatsApp-it, Meta bëri të ditur se falë një përditësimi të fundit në platformë tashmë mund të dërgoni foto me cilësi HD. Mark Zuckerberg, ilustron po ashtu me anë të një videoje sesi mund të dërgoni foto me cilësi të lartë përmes WhatsApp-it.

Për të dërguar një foto me cilësi të lartë, mjafton të hapni një bisedë dhe të shtypni simbolin “+” në të majtë të ekranit dhe më pas të zgjidhni “Foto & Video Librari”.

Zgjidhni foton që doni të dërgoni dhe më pas do t’ju shfaqet një opsion i ri “HD” në fillim të ekranit. Zgjidhni opsionin HD dhe më pas ikonën e shigjetës blu në fund të ekranit dhe fotoja juaj do të shfaqet në kualitet të lartë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Teknologjia

Më shumë nga Teknologjia

Lajmet e Fundit

Te Fundit