Home ShowBiz VIDEO/ Që nga...

VIDEO/ Që nga skena, veshja dhe stafi! Besa zbulon detaje për performancën në Eurovision

60
0

Besa Kokëdhima e cila përfaqëson Shqipërinë në ”Eurovision 2024”, e ftuar në “E diela jonë” tregoi disa detaje mbi përfaqësimin e saj me këngën “Titan”. “E di që kam një përgjegjësi shumë të madhe dhe jemi përpjekur që ngarkesën dhe presionin e kësaj përgjegjësie ta përkthejmë në punë, për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz që njerëzit të mbetën të lumtur nga ky përfaqësim”.

Besa tregoi se do ta rrezikojnë dhe do të bëjnë më të mirën për këngën dhe do t’u mundësojë njerëzve në Europë një pjesë të Shqipërisë, në një gjuhë që e kuptojnë. “Skuadra që ka punuar dhe do ta ekzekutojë edhe në skenë performancën, është një skuadër me regjisor dhe skenografe me një eksperiencë të gjatë, të cilët kanë drejtuar Festivalin e Finlandës”.

Kokëdhima tregoi se ekipi është marrë edhe me performancat e Suedisë dhe në këngët fituese të disa edicioneve. Besa tha se nuk do të jetë e vetme në skenë, por e shoqëruar nga disa ndër balerinët më të mirët në vendet nordike.

“Është konceptuar një performancë që është e ndërlidhur me atë që ndodh në skenë me atë që ndodh në videot e ekspozuara. Nuk është diçka që mund ta paramendoni”, tregoi ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit