Home Bota Viktima e të ...

Viktima e të plagosur, OKB: Të ndalet dhuna në Libi

55
0

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të dhunës në Libi, pas përleshjeve vdekjeprurëse mes fraksioneve politike në kryeqytetin Tripoli.

Të paktën 23 vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve të së shtunës, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Mes viktimave raportohet të jetë edhe komediani Mustafa Baraka.

Libia ka qenë e zhytur në kaos që prej revoltës së mbështetur nga NATO në vitin 2011, që solli rrëzimin e udhëheqësit Muamar Gadafi. Vendi ka shijuar një periudhe relativisht të qetë përgjatë dy viteve të fundit.

Forcat e armatosura të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht u përpoqën të sprapsnin një autokolonë të milicive besnike të Fathi Bashagha, i cili njihet si kryeministër nga një parlament rival në lindje të vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit