Home Aktualitet “Vjedhje me d...

“Vjedhje me dhunë”, skema sesi një i huaj i vodhi në Tiranë plot 9 mijë euro. I mashtroi me Google Translate

149
0

Në Shqipëri ka hajdutë dhe këta janë edhe të huaj. Më poshtë do të tregojmë ngjarjen e një vepre penale “vjedhje me dhunë”, ku një shtetas i huaj ka mashtruar dy qytetarë nga Kosova, dhe u vodhi shumën prej 9 mijë euro. Gjithçka nisi nga një bisedë në WhatsApp dhe biseda mes tyre është bërë me Google Translate.

Jose (Armando) Castillo (Santos) nga Hondurasi me leje qëndrimi në Kamerun dhe pasaportë franceze dhe rezident në Berlin, por prej një muaji ka jetuar në Tiranë, dhe u ka marrë me anë të vjedhjes me dhunë, një shumë prej 9000 euro dy qytetarëve nga Kosova, duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuar si shtetasi Kamga Raoul.

Në kallëzimin e tyre shtetasit nga Kosova kanë deklaruar se janë njohur nëpërmjet aplikacionit WhatsApp me Kamga Raoul dhe i ishte prezantuar se merrej me tregti makinash në Shqipëri. Me datë 27 mars të këtij viti, ata kanë udhëtuar nga Kosova ku kanë komunikuar me mashtruesin me opsion google translate.

Pasi janë takuar në një hotel në Tiranë, Kamga Raoul u ka thënë se nuk u besonte për shitjen e makinës dhe se ata ishin mashtrues. Në ato momente shtetasit nga Kosova kanë nxjerrë shumën prej 9 mijë euro, por befasisht ikën dritat dhe ata kanë ndjerë një aromë të rëndë dhe u gjendën në gjendje gjumi. Mësohet se shtetasi i huaj ka përdorur spritë paralizant.

Pas disa minutave ata janë përmendur dhe po brenda dhomës së hotelit ata kanë parë shtetasin e huaj që cili mbante një peshqir në dorë dhe u tha që të shkonin tek bari poshtë hotelit. Pasi u ulën në kafe, Kamga Raoul u ka thënë se do të dilte për të blerë diçka. Pas disa minuta ata kanë parë që gjermani po nuk vinte dhe e kanë telefonuar në WhatsApp, por ai nuk ishte përgjigjur. Pas kallëzimit në Polici, më datë 28 mars gjermani u kap në Kakavijë.

Jose (Armando) Castillo (Santos) iu gjetën dokumentet me emrin Kamga Raoul dhe shuma prej 10.150 euro dhe 400 dollarë. Ai ka deklaruar se nuk kishte mjet për të shituar. Po ashtu i pyetur pse i la dy shtetasit nga Kosova në pritje në kafe, ai ka shpjeguar se kishte planifikuar për të ikur në Greqi dhe shumën që policia i gjeti në doganë, tha se e kishte marrë për turizëm dhe se ishin lekë të tij dhe se kishte biznese kozmetike.

Arrestimi është bërë për kryerjen e një vepre penale e cila përbën krim, për të cilën ligji parashikon dënim me burgim në maksimum jo më të ulët se dy vjet burgim. Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se ai ka kryer veprën penale “vjedhja me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i penal. Po ashtu del që shtetasi Jose (Armando) Castillo (Santos) ka ushtruar dhunë prej shumë kohesh ndaj bashkëshortes dhe banojnë në të njëjtën banesë. /Tirana News/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit