Home Bota Vrasja e 20-v...

Vrasja e 20-vjeçares, tërhiqet nga çështja avokati i burrit që vrau gruan

13
0

Një nga dy avokatët mbrojtës të Babis Anagnostopulos, pilotit 32-vjeçar që vrau gruan e tij, Vassilis Spyrou është tërhequr nga çështja.

Avokati e njoftoi vetë vendimin e tij, pak para se 32-vjeçari të çohej te hetuesi për tu gjykuar.

“Unë nuk dua të merrem më tej me mbrojtjen e kësaj çështje, në asnjë pjesë të saj, për arsye personale … Faleminderit shumë për gjithë kohën dhe bashkëpunimin,” tha ai për në një prononcim për mediat greke.

“Arsyet janë personale, sot një njeri do kalojë në hetim, e ardhmja e një foshnje gjykohet. Prandaj arsyet e mia personale nuk kanë rëndësi”, këmbënguli ai, kur u pyet për aryen pse dha dorëheqjen.

Gjyqi është planifikuar të fillojë këtë të martë në orën 10:00, por ka të ngjarë të vonohet pasi avokatët do të marrin materiale elektronike nga hetuesi që ata duhet të studiojnë para se të fillojë seanca.

Zyrtari i gjykatës do t’i kërkojë autorit të akuzuar të tregojë gjithçka që bëri pas vdekjes së Caroline, duke hequr vëmendjen nga ajo që kishte ndodhur duke mashtruar autoritetet.

33-vjeçari, pranoi krimin të enjten e kaluar, duke thënë se ai e vrau gruan e tij, Caroline. Ai më pas inskenoi ngjarjen sikut të ishte një grabitje dhe fillimisht vrau qenin që çifti kishte në shtëpi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit