Home Aktualitet Vrasja e bizn...

Vrasja e biznesmenit, Manja i kthehet Berishës: Neveri, përdor ngjarjen për politikë

114
0

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë të enjte, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja foli ndër të tjera edhe për vrasjen e biznesmenit dhe politikanit në Shëngjin, Ardian Nikulaj. Manja bëri thirrje që organet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen dhe të arrestojnë autorët.

Për Berishën i cili një ditë më parë hodhi akuza se Nikulaj u vra për politikë, Manja tha se ndjen neveri se si ky njeri e përdor një ngjarje të tillë për politikë.

“Shpreh ngushëllimet për familjarët dhe solidaritetin tim për këtë ngjarje. Jemi shqiptarë më pas jemi kundërshtarë politikë. Në rastin konkret duhet të bashkohemi në një kërkesë të zbardhjes së ngjarjes dhe vënies së autorëve para drejtësisë. Kam neveri dhe përçmim. Janë të njëjtët njerëz që nxisin e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime personale e kanë pasur pjesë të ADN-s, ndjej vetëm neveri, por është momenti të ftoj organet ligj zbatuese që të zbardhin ngjarjen”, tha Manja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit